Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.
Duke marrë shkas nga plagosja me kapsollë e efektives Ina Nuka,Ministria e Brendshme ka dhënë urdhër të ndalon lëndët piroteknike,e cila po zbatohet nga Policia e Shtetit. Çdo kundravajtje do të shoqërohet me procedim penal.
Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla, apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën.//sosnews.al

