“Edhe ne bashkohemi me dhimbjen tuaj”. Me këto fjalë u është drejtuar presidenti rus Vladimir Putin një grupi nënash të ushtarëve rusë që kanë luftuar, dhe disa prej të cilëve janë vrarë në Ukrainë.

“Asgjë nuk mund të zëvendësojë humbjen e një djali”, tha ai në fjalën e tij hyrëse, të transmetuar në mediat shtetërore ruse, raporton BBC.

Në takimin e së premtes në rezidencën e tij shtetërore pranë Moskës, Putin u shfaq i ulur në një tavolinë të madhe rrethuar nga 17 gra. Disa prej tyre mbanin shami të errëta – një simbol i zisë.

“Dua ta dini se unë personalisht dhe gjithë lidershipi i vendit e ndajmë me ju këtë dhimbje”, tha presidenti.

Ai i tha një nëne që djali i saj “ia kishte arritur qëllimit” dhe “nuk vdiq më kot”.

Putin tha se dëshironte të takonte nënat ballë për ballë për të dëgjuar prej tyre për situatën në terren.

Dhe ai zbuloi se herë pas here fliste drejtpërdrejt me ushtarët rusë në fushën e betejës, duke i cilësuar ata si “heronj”.

Presidenti gjithashtu u bëri thirrje grave të mos besojnë “fake” dhe “gënjeshtra” në lidhje me “luftën e furishme” si e quajti ai, në TV ose internet.

Disa nga nënat janë anëtare të lëvizjeve pro-Kremlinit. Kritikët thonë se ato gra që ishin në takim, ishin zgjedhur me kujdes.

Brenda Rusisë, kundërshtimi ndaj pushtimit të tij në Ukrainë është rritur.

Në të gjithë vendin, grupet e nënave të ushtarëve në shërbim janë ankuar hapur se djemtë e tyre po dërgohen në betejë të trajnuar dobët dhe pa armë dhe veshje adekuate, veçanërisht kur fillon dimri i ftohtë.

Disa kanë akuzuar gjithashtu ushtrinë ruse se i ka kthyer ato të dislokuara me forcë në “mish për top”, pas shumë humbjesh të rënda ushtarake në muajt e fundit.

Rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas gjeneralit më të lartë amerikan, Mark Milley.

Në një pranim të rrallë, Kremlini tha në shtator se ishin bërë gabime në përpjekjen e tij për të mobilizuar rezervistët e ushtrisë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version