Teodor Lera 57-vjeç nga Vlora nuk mori parasysh asgjë: as vitet e gjata të martesës me gruan e tij dhe as tre fëmijët. Sot ai e mbyti bashkëshorten, Evën 45 vjeçe, pas një konflikti në shtëpi.
E vetëm pak minuta pas krimit, 57 vjeçari preu edhe damarët duke tentuar vetëvrasjen. Një nga të afërmit që zbuloi I pari ngjarjen ;lajmëroi policinë. Autori I krimit u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Fqinjët e bashkëshortëve Lera tregojnë se Eva dhunohej nga bashkëshorti, por nuk tregonte se i vinte turp.
Të tjerë banorët shprehen e njihnin Teodorin si njeri të qetë.
Çifti Lera jetonte në katin e parë të një pallati në lagjen “Kushtrimi” pranë komisariatit të policisë. Zyrtarisht nuk janë mësuar ende shkaqet e konfliktit që solli krimin në familje.
Teodor dhe Eva Lera janë prindër të tre fëmijëve dhe në momentin kur ndodhi krimi ndodheshin vetëm në shtëpi. Dy nga fëmijët janë emigrantë në Angli dhe Amerikë, ndërsa vajza e vogël e familjes është studente në Tiranë./sosnews.al

