Sebastian Jallaj, 19-vjeç është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Jallaj është paraqitur në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ka qenë një përplasje mes dy personave që ka përfunduar me plagosjen e njerit prej tyre.
I plagosuri ka ardhur në Llakatund të Vlorës me makinën e llojit Benz A Class dhe në momentin që ka dal nga makina ka rinisur konfliktin me bashkëmoshatarin e tij.
Autori ka nxjerr armën e ka godiur në këmbë dhe është larguar. Mendohet se shkaku i konfliktit ka qenë për arsye banale.
Policia po punon për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

