Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka deklaruar se BE ka një paketë mbështetje për Ballkanin Perëndimor. Gjatë konferencës për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama, Von der Leyen tha se si paketë mbështetje të menjëhereshme për Ballkanin Perëndimor do të japin 80 milion euro ndërsa pas muajit janar do të japin 500 milion euro si mbështetje për energjinë elektrike. Po ashtu Von der Leyen tha se BE do të investojë në impantin lundrues diellor në Vaun e Dejës si dhe në modernizimin e hidrocentralit të Fierzës.
“Ju gjithashtu keni miratuar masa të reja për përfshirjen e shoqërisë. Ekonomia pas pandemisë ka shënuar rritje. Rusia po shkel rendin ndërkombëtar dhe të drejtën ndërkombëtare. Shqipëria nuk ka varësi ndaj gazit rus. Ne kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është uniteti i solidaritetit, solidaritet edhe për Shqipërinë, ne jemi pjesë dhe po propozojmë një paketë mbështetëse për Ballkanin dhe Evropën, mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, do të jenë 80 mln euro në grante, ju keni një sistem që funksionon për të ndihmuar familjet dhe bizneset, pjesa e dytë ka të bëj jo me mbështetjen e menjëhershme por pas janarit, për sistemin e energjisë 500 mln euro në grante për të investuar në strukturën energjetike. Unë e pashë fillimin e linjës hekurudhore, por është e rëndësishme të investojmë në energjinë e rinovueshme, investimi do të jetë në impiantin lundrues diellor, në Vaun e Dejës, modernizimin e hidrocentralit të Fierzës dhe u habita që prodhon ¼ e energjisë elektrike në vend dhe rinovimin. Kjo po tregon orientimin e asaj që po ecim. Shqipëria mund të jetë krenare për arritjet e saj, nga fjalët dhe veprat keni treguar jo vetëm largpamësi, por edhe rezistencë, ndaj jeni drejt rrugës së BE, do të kemi samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë ku do të shihemi sërish”, tha Von der Layen.

