Dy autorët e akuzuar për vrasjen e Indrit Ndoj në Krujë janë lënë të lirë. Mësohet se Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje. Kështu 2 vëllezërit Sajmir e Landi Miri janë lënë të lirë.
Dy vëllezërit u arrestuan disa ditë pasi trupi i 34-vjeçarit u gjet i pajetë buzë një kanali pranë shtëpisë së prindërve të tij në Fushë-Krujë. Trupi i pajetë i Indrit Ndojit është gjetur më 21 tetor 2022 në një kanal në rrugën ‘Bakishe Visha’. Familjarët ishin ata që zbuluan trupin në një kanal, teksa ishin rrugës për punë. Në trupin e të riut janë konsatuar plagë në këmbë, të cilat dyshohet se janë kryer nga plagosja me armë zjarri. Ndoji, ka qënë i dënuar më parë, për trafikimin klandestinësh.

