19 vjeçari i vrarë një ditë më parë në Shkodër dyshohet të jetë viktima e rradhës mes rivalitetit disa vjeçar mes fiseve Bajri – Lici.
Erjon Xhenjo është banues vetem pak metra larg banesës ku u vra disa dite më parë edhe Ismet Cekorja.
19 vjeçari merrej me kuaj dhe burime bejnë me dije se i shërbente fermes dhe kuajve të Asmer Bilalit, një emer shumë i njohur në botën e krimit në Shkodër.
Motori i përdorur në vrasjen e 19 vjeçarit u gjet i djegur në afersi të portës së familjes Lici.

