Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares keniane në vendin tonë. Ai u shpreh se vajza ka punuar për një kohë të gjatë në kazino në kryeqytet.

Hoxha u shpreh në MCN Tv se në kohën kur ka ndodhur dhunimi i saj, një tjetër ngjarje ka zënë vend kryesor në media duke e lënë atë në hije.

“Vajza ka punuar te kazino dhe pastaj ka kaluar te kazinoja tjetër e po të njëjtit rrjet. Është një ngjarje kriminale e cila ka sjellë këtë pasojë, që kjo vajzë që punonte në mënyrë të rregullt në kazino fillimisht është plagosur rëndë dhe pastaj ka humbur jetën në vendin e saj në Kenia. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë fillimi i muajit gusht.

Ngjarja në momentin e parë s’ka pasur pasojë vdekjen dhe kjo bëri që media të mos i kushtonte shumë rëndësi. Në momentin që ka ndodhur kjo ngjarje paralelisht ka ndodhur dhe një tjetër ngjarje që i mori vëmendjen”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se dy aksionerët kryesorë të kazinosë dalin me foto të kryeministrit. Sipas tij ngjarja sot është pa autor, duke theksuar se edhe shoferi që u shoqërua nga policia u la i lirë pas 48 orësh.

“Të dy aksionerët kryesorë dalin me foto të kryeministrit. Problemi konkret është se në momentin që konstatohet ngjarja veprimet hetimore të policisë nëse do kryheshin më shpejt do kishin dhënë rezultat më të mirë dhe s’kishim pse të arrestonim shoferin pas kaq kohësh për të shfryrë ngjarjen. Pas 48 orësh shoferi u la i lirë.

Sot kjo ngjarje ka mbetur pa autor, jemi në të njëjtat kushte si në momentin kur ajo ngjarje ka ndodhur. Sot e kësaj dite se dimë, u hodh nga ballkoni, e hodhën nga ballkoni, s’dimë asgjë sepse prokuroria nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Po kur kemi të bëjmë me ngjarje që kanë të bëjnë me kompani të mëdha oficerët e policisë gjyqësore mundohen që ta kalojnë pa zhurmë në këto raste, kur kemi të përfshirë kompani të mëdha me personazhe të rëndësishëm”, deklaroi ai.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version