Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Tiranën pasditen e sotme. Rreth orës 16:30, brenda një lokali në zonën e selitës është ekzekutuar 49-vjeçari Edmond Papa.
Deri më tani, nuk dihet nëse ka qenë një atentat i organizuar, apo një konflikt i çastit. Policia vijon me hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.
Edmond Papa u dërgua fillimisht në Spitalin e Traumës, ku ndërroi jetë. Panorama.al, ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Në një prononcim për mediat, shefi i komisariatit nr. 2 në Tiranë tha se viktima ishte banues në Sarandë.
Ai nuk dha asnjë detaj tjetër lidhur me rrethanat e ngjarjes, teksa shtoi se policia po vijon hetimet.

