Është arrestuar një 38-vjeçar shqiptar si autori i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit të njohur si “amerikani” në Kalamata.

Ai fshihej në zonën e Mesinisë  dhe ishte fshehur në një banesë shumë pranë zonës ku kishte lënë makinën me të cilën u arratis nga vendngjarja.

Shqiptari u vendos në pranga mëngjesin e së mërkurës, pasi u kap në banesën e marrë me qira nga një bullgar pranë fshatit Kitries. Shtetasi bullgar gjithashtu u vendos në pranga për përkrahje të 38-vjeçarit.

Gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe një sasi kanabisi. Ndërkohë është arrestuar ditën e vrasjes së “amerikanit” edhe një 22-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për bashkëpunim në krim. Ai ishte pasagjer në mjetin ku udhëtonte autori dhe kishte lënë takimin me viktimën.

“Amerikani”, e cila merrej me lëndë narkotike, u qëllua për vdekje nga shqiptari, i cili shkoi në vendngjarje me makina hapi zjarr ndaj tij.

Dy grekë, të moshës 40 dhe 50 vjeç, gjithashtu u arrestuan për dëshmi të rreme dhe dhënie ndihme ndaj autorëve. Ata thanë para hetuesve se nuk kishin folur dhe nuk kishin pasur kontakt me të akuzuarit, por siç rezultoi nga pamjet filmike, rezultoi se i kishin siguruar strehim, rroba për t’u ndërruar pas vrasjes dhe i ndihmuan të arratiseshin.

Si ndodhi krimi

Drejtuesi i makinës, 38-vjeçari shqiptar, i ka bllokuar rrugën “Amerikanit”, duke e hedhur nga skuteri. Më pas ka debatuar me të dhe e ka goditur me grusht. Menjëherë pas kësaj, 38-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar një herë viktimën në këmbë. Ai u largua me makinën ku e priste bashkëpunëtori i tij.

Policia po shqyrton mundësinë që autori të ketë qëlluar për paralajmërim, pasi nëse do të kishte dashur të vriste 47-vjeçarin, do ta kishte qëlluar disa herë dhe jo në këmbë, por në pjesë kyçe të trupit.

“Amerikanin” megjithatë, plumbi goditi një arterie qendrore, duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe.

Ndonëse ambulanca e dërgoi menjëherë në spital, ku mjekët arritën ta ringjallën përkohësisht, ai kishte humbur aq shumë gjak sa nuk mbijetoi dot.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version