Biznesmeni Edmond Papa (Hoxha) ishte nën vëzhgimin e vrasësit të tij.
Autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit, pasi është kapur nga kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit, duke qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit.
Pak minuta pasi Papa ulet në lokal, autori futet i vetëm dhe e qëllon me 9 plumba pistolete të llojit Glock. Prej andej largohet sërisht i vetëm në këmbë nëpër rrugicat e zonës. Arsyeja se përse biznesmeni kishte ardhur në Tiranë ishte nëna e tij. Ai kishte ardhur mesditën e të premtes bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për ta vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë.
Që prej momentit të vrasjes, policia ka shoqëruar në komisariat për të ju marrë dëshminë e tyre të paktën 10 personave, dëshmitarë në skenën e krimit dhe familjarë të viktimës.•Për të zbardhur ngjarjen, janë ngritur 2 pista hetimi që kanë të bëjnë me vrasje që mund të kenë lindur për trafikimin e lëndëve narkotike dhe po ashtu edhe vrasje për çështjen e pronave apo dhe të bizneseve pasi 49-vjeçari njihej si biznesmen ndërtimi, dispononte disa prona, por edhe një hotel në Sarandë.
Edmond Papa jetonte prej disa kohësh në Britani të Madhe. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg në Greqi për trafikim të lëndëve narkotike.

