Autoritetet shqiptare dhe ato belge kanë nisur një sërë letër porosish për arrestimin dhe ekstradimin e Vladimir (Valmir) Kolës, 39-vjeçarin që Shqipëria e kërkon për vrasjen e Briken Sanajt, ngjarje e ndpdhur më 30 tetor në zonëne njohur si Kodra e Diellit në Tiranë. Raportohet se atentati ndaj Sanajt ka qenë menduar e planifikuar në Belgjikë, vendi ku Kola jetonte prej vitesh. Sipas ABC, një javë para se të ndodhte ngjarja, Kola kishte udhëtuar nga Belgjika drejt Spanjës me avion dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.

Prej andej, ai ka hyrë në mënyrë ilegale në vendin tonë, ku më datë 24 tetor, 6 ditë para vrasjes, është takuar në Shëngjin me dy kosovarët, të cilëve u bleu makinën Mercedes Benz që përdori në krim.

Pikërisht me këtë makinë, Kola ka udhëtuar nga Shëngjini në Tiranë më datë 26 tetor dhe për 4 ditë me radhë ka vëzhguar zonën në Kodrën e Diellit, ku dhe vrau e Briken Sanajn.

Valmir Kola dyshohet se tre ditë pasi ka kryer krimin, është larguar sërish drejt Belgjikës. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë – Durrës, së bashku me armën e krimit. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

Vladimir (Valmir) Kola është shpallur në kërkim bashkë me dy bashkëpunëtorët nga Kosova, Kened Antoni 25 vjeç, lindur e banues në Pejë dhe Gjelosh Krasniqi lindur e banues në Pejë. Në kërkim për këtë krim është shpallur edhe Agustin Kola, vëllai i autorit, i cili ndodhet në Spanjë, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për ngjarjen.

Sipas policisë, vrasja e Briken Sanajt është kryer për hakmarrje, për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i tij, Antonio alias Renato Sanaj. E gjitha, pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën, vëllain e Valmirit. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe vëllezërit Sanaj kishin ikur nga Shqipëria për të nisur një jetë të re në Itali.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version