Detaje të reja kanë dalë me vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Itali. Vera Myrtajn dhe partnerin e saj Flonino Merkuri, të cilët i vrau ish-bashkëshorti i 38-vjeçares i ka gjetur vajza e saj 15 vjeçe.
Viron Karabollaj kishte planifikuar çdo gjë për vrasjen e ish-partneres së tij dhe bashkëjetuesit të saj të ri. Fillimisht Karabollaj pa që vajza e madhe shkoi në club dhe më pas mori vajzën e vogël me probleme fizike dhe e çoi në banesën e tij.
Më pas ai shkoi në shtëpinë e ish-gruas pasi nuk e pranonte lidhjen e saj të re, por konflikti përshkallëzoi në përdorimin e armëve. Ish-bashkëshorti i vrau dhe u largua që aty. Autori i krimit është vetëflijuar gjithashtu në një kompani në Mira të Venecias.

Personi në foto është Flonino Mërkuri është 23-vjeçari shqiptar që u masakrua me thikë nga ish burri i të dashurës, Vera Myrtaj në Itali.
Gjithçka ndodhi në banesën ku jetonte më parë Vironi, por pas ndarjes rreth 3 vite më parë, Vera qëndronte vetëm me dy vajzat e saj 15 dhe 13 vjeçe derisa u njoh me 23-vjeçarin. Prej 1 viti e gjysmë, pjesë e familjes ishte bërë dhe i dashuri i saj Flonino, xhelozia për të cilin dyshohet se ka shtyrë ish burrin të kryejë krimin.
Ajo punonte si estetiste në shtëpi që dy vajzave të mos i mungonin asgjë. Ajo dhe ish-burri kishin marrë shtëpinë në Spinea dhe ndër vite investuan mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13-vjeçare, me aftësi të kufizuara në karrocë. Fqinjët kanë deklaruar se viktima ishte grua dhe nënë e mirë. Më e rëndë është dëshmia e tyre ku thuhet se kishin dëgjuar britma gjatë natës, në momentin e krimit.
Sot kanë folur edhe fqinjët e 38-vjeçares, të cilët janë të tronditur nga ngjarja e rëndë.
Fqinjët që dëgjuan britmat e çiftit shqiptar në Venecia, kanë rrëfyer për mediat atë që ndodhi. Të moshuarit që banonin pranë banesës së çiftit shqiptar, Mynevere Karabollaj dhe Flonino Merkuri kanë treguar se dëgjuan britmat e viktimave. Ata e përshkrujanë Mynerveren si një grua të mirë që punonte shumë dhe mbante fëmijët.
«Rreth orës 22 të mbrëmjes së të dielës nga dritaret pamë të shfaqeshin dritat vezulluese të makinave karabinierëve, më pas befas klithma zemërthyese, të dëshpëruara, të pafundme. Ata ishin të afërmit që kishin marrë vesh për vrasjen e Mynevere dhe Floninos. Britmat që na thyen zemrat”, ishte dëshmia e një fqinje të çiftit shqiptar që u vranë në Venecia nga ish-bashkëshorti i viktimës.
Ndërsa një tjetër rrëfeu: “Po prisja të kthehej vajza ime dhe për këtë hapa derën rreth orës 22. Pashë makinat e policisë që kalonin me sirenat e fikura, po ashtu ambulanca. U shqetësova dhe pyeta komshiun që ndërkohe kishte dale ne rruge. Por asnjëherë nuk e imagjinonim shkallën e tragjedisë. Asnjë nga fqinjët duket se nuk ka dëgjuar asgjë për krimin. Vetëm klithmat e dëshpëruara të të afërmve thyen heshtjen e natës.”
“I njihja”- vazhdon Monika që jeton në anën tjetër të rrugës, pak metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi.
“Përshëndeteshim por asgjë më shumë, punoj jashtë gjithë ditën dhe u takoheshim kalimthi. Më duket se ish-burri ishte larguar para disa vitesh. Kur erdha të jetoj këtu në 2018, ata banonin aty, mendoj se kanë ardhur në 2015”.
Bruno, komshiu i moshuar i çiftit të vrarë, tregon: “E njihja mirë. Ajo nuk ishte thjesht një person i mirë, ajo ishte një grua e shkëlqyer. Punëtore dhe nënë. Ishte gjithashtu shoqe e ngushtë me gruan time të ndjerë. Mynevere fitonte të ardhura duke punuar si estetiste në shtëpi, duke bërë manikyr dhe pedikyr.”
Mynevere Karabollaj, 37 vjeç dhe Flonino Merkuri, 23, u masakruan me thikë mbrëmjen e së dielës së 20 nëntorit nga ish-bashkëshorti i saj, Viron Karabollaj, 40 vjeç. Ai kreu vetëvrasje disa orë më vonë në magazinën e kompanisë ku punonte në Chirignago. Vrasja e dyfishtë ndodhi në shtëpinë e çiftit në via Leopardi, në Spinea. / Ilgazettino.it