Gjatë ditës së sotme Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Fadil Kasemin,ku ka kërkuar burgim të përjshëm si dhe  dënimin ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Fadil Kasemi,vrau ish-gruan e tij,gjyqtaren Fildez Hafizi, 31 gusht 2017.Ai e qëlloi 39-vjeçaren me dy plumba në kokë brënda makinës së saj.

Gjatë dëshmisë së tij Kasami ka treguar se ka pasur marëdhënie të mira me ish-bashkëshortën e tij gjer në momentin kur ajo ka fituar studimet për në shkollën e magjistraturës. Gjatw procesit gjyqësor Kasemika pohuar se motivi i këtij krimi të rëndë ka qënë pikërisht mosmirënjohja nga ana e gruas dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënin bashkëshortore.

Edhe pse kishte marrë një urdhër mbrojtje, gjyqtarja merrte kërcënime të vazhdueshme nga ish-bashkëshorti.Kasemi kish tentuar ta vrise dhe në vitin 2015 ish-gruan e tij në Durrës por ish ndaluar nga fëmijët e tij.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version