Konflikti i hapur dhe gjakmarrja e mundshme ndaj pjestarëve të familjes Majollari ishte evidentuar në regjistrat e komisariatit numër 4 në Tiranë para se Mario Majollari (i ekzekutuar 10 prill 2018) të kërkonte azil në Suedi, nga frika e hakmarrjes dhe para se babai i tij të arrestohej në vitin 2014, pasi ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë .

Sipas një dokumenti të vitit 2012 të cilin sosnews e disponon, të komisariatit numër 4 që mbulon zonën ku banojnë familjet Majollari, Nelaj dhe Gjuzi historia e tyre ishte futur në skedarët e familjeve të gjakmarrjes me risk të lartë.

Familja e shtetasit Avni Majollari e Endrit Majollari me familjen e shtetasit Ilir Gjuzi e Armant Nela janë në konflikt gjakmarrje pasi këta të fundit janë vrarë nga shtetasit Avni e Endrit Majollari, ku janë persona të shpallur në kërkim. Familja Majollari është me banim në lagjen nr.18 rruga “Ali Baushi” banesë private mbrapa spitalit nr.5”- thuhet në një prej paragrafëve të shkresës.

Policia kishte mbledhur një informacion të plotë rreth mundësisë që ndaj familjes Majollari të merrej hak duke potencuar dhe kush nga dy familjet Nelaj dhe Gjuzi do ishte më e interesuara për atë akt por duke mos marrë asnjë masë parandaluese.

Ky dokument i brendshëm i policisë së kryeqytetit iu mbajt i fshehtë autoriteteve suedeze kur në vitin 2015 i kërkuan homologëve shqiptarë informacion rreth historisë së gjakmarrjes mes familjeve. Pikërisht nga frika e një hakmmarje të mundshme Mario Majollari i ishte drejtuar Suedisë si një vend i sigurt i cili mund t`i garantonte atij mundësinë për tu strehuar përjetësisht dhe që do i shpëtonte vrasjes nga hasmit.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale të cilat vinin sipasojë e fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmmarjes komisariatet e policive në qarqe sillnin dhe përditësonin të dhënat në dosjet e familjeve që ishin të riskuara nga ky fenomen.

Nga komisariati 4 mësohet se përditësimi i informacionit rreth riskut të hakmarrjes në konfliktin mes 3 familjeve ishte i dobët dhe nga viti në vit plotësohej me të dhëna të tipit “Pjestarët e familjes Majollari nuk disponojnë në pronësi automjete nga frika e hakmarrjes” ndërsa ishte lënë tërësisht jashtë vemëndjes informacionit cilësor dhe parandalues për Marion i cili jetonte në zonën e ish-kinostudios me të ëmën (kushërira e parë e viktimës Armando Nelaj) dhe motrën.

Zyrtarisht policia akuzoi dhe arrestoi Kujtim Gjuzin (vëllai i Ilir Gjuzit) si autor të vrasjes së Mario Majollarit për motive hakmarrje./ sonews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version