Vazhdon marrja në pyetje nga Gjykata e Tiranës e dëshmivë të personave  për vrasjen e Marvi Mihalit, i cili u vra për një karikues verën e vitit 2017.

Gjatë ditës së sotme ka dëshmuar Grejsi Strëmasi, shoqja e Mihalit, e cila u shpreh se shkaktar i konfliktit kish qenë Armend Haxhiu.

Sipas Grejsit, biseda e saj e fundit me Marvin ishte 10 minuta para ngjarjes, përmes një sms ku ai i kish thënë “jam me njerëz”. Ka qenë Armendi ai që e kishte marrë Marvin në telefon duke i kërkuar të shkonte tek stadiumi “Dinamo”, pasi kishte konflikt me disa persona.Ndërsa për vrasjen e Mihalit, ajo dëshmoi se ishte njohur më pas nga Armendi në spital, i cili i kish thënë se Eugen Bitraj e kishte qëlluar Marvin me thikë.

Gjithashtu dëshmi ka dhënë dhe Besim Sokolaj, i cili ka qenë prezent kur ka ndodhur krimi, pasi punonte roje në një kazino. Sokolaj tha se nuk e kishte parë momentin e vrasjes së Marvit.

Gjatë dëshmisë së Besim Sokolaj kanë reaguar dhe prindërit e Marvi Mihalit, të cilët thanë se ndërhyrja e e tij mund të kishte shpëtuar jetën djalit të tyre.

Në seancën e ardhshme te datës 14 Janar do të japin dëshmitë e tyre dy personat e arrestuar Devi dhe Eugen Bitraj. Ndërsa në kërkim vazhdojnë të jenë Marsel dhe Gridens Alla.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version