Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim penal të zakonshëm çështjen ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit.

Gjykata la sot në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për Paplekajn dhe “arrest shtepie” per dy ish nendrejtoret e policise, Niko Palla dhe Albert Nushi.

Kjo ishte seanca e shtatë gjyqësore që zhvillohej për Paplekajn, për të vendosur nëse çështja ndaj tij do të gjykohej nga themeli apo me procedurë të zakonshme.

Salla e gjyqit ku u zhvillua sot seanca ndaj Arber Paplekaj

Paplekaj do gjykohet në arrest me burg. Edhe sot ai nuk ishte në seancën gjyqësore.

Kujtojmë që avokati i Arbër Paplekaj ka kërkuar që ndaj klientit të tij të ngrihet akuza “Vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” dhe jo siç e akuzon prokuroria për “vrasje në rrethana cilsuese”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version