Shtyhet sërish seanca për Arbër Paplekaj, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Seanca është shtyrë për në muajin shkurt. Ditën e sotme, para trupit gjykues dëshmuan katër persona, anëtarët e ish Strukturës së Njësisë së Mbrojtjes së Votës në PD.

I pari i cili ka dëshmuar ka qënë Arjan Hoxha, ish përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan. Më pas kanë dëshmuar Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe Nuredin Kasmi. Të 4 dëshmitarët i kanë qëndruar dëshmive të dhëna rreth ngjarjes, por interesit të palëve në proces i janë përgjigjur shkurt dhe të prerë se “ nuk dinë gjë” dhe “nuk mbajnë mend asgjë”.

Në listë janë në cilësinë e dëshmitarëve okularë plot 59 persona, përfshirë dhe punonjësit e policisë së shqiponjave dhe dy ish zv drejtorët e Policisë.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version