Sot në Gjykatën e Elbasanit por mbahet seanca e radhës për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan. Gjykata prej disa javësh vijon marrjen në pyetje të dëshmitarëve, numri i të cilëve është 59, e sot po ashtu do të ndodhë e njëjta gjë.

Gjatë seancës së sotme, Paplekaj do të përballet me dëshmitarët dhe do të ketë mundësi të replikojë. Ndërkohë që në seancën e fundit, në pranga përfundoi një prej dëshmitarëve, Donald Zane, i cili u akuzua se kishte dhënë dëshmi të rremë, pasi njëherë pohoi se kishte parë gjithçka, më pas e mohoi. Kundër tij ishin edhe pamjet filmike nga të cilat rezultoi se ky person ka pasur një fushëpamje dhe ka qenë disa metra larg vendit të ngjarjes.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një “SMV”, strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version