Gjendja jo e mirë shëndetësore e Erjon Alibej ka sjellë dështimin për herë të dytë të procesit gjyqësor ndaj të pandehurve Euglen Halili dhe Xhuliano Hoxha. Të dy akuzohen nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se kanë vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.
Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan në “OraNews“, Alibej ishte i thirrur në këtë seancë në cilësinë e bashkë të pandehurit dhe dëshmitarit, por nuk ka shkuar me pretendimin se kishte shqetësime shëndetësore. Edhe në seancën e parë gjyqësore, Alibej nuk ka pranuar të përballet me dy miqtë e tij, duke pretenduar se do fliste në një moment të dytë, pasi kishte probleme familjare.
Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani, u ekzekutuan në verën e vitit 2020 dhe për këto dy vrasje SPAK ka arrestuar Erjon Alibej si financues, Nuredin Dumanin, Xhuljano Hoxhën, Euglen Halilin, Skerdi Tasin dhe Henrik Hoxhën. Për vrasjet, fillimisht për këto dy ngjarje foli Euglen Halili dhe më pas Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj.
Kush ishin dy viktimat, Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj, çfarë i lidhte me njëri-tjetrin?
Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj ishin miq me njëri-tjetrin. Emiljano Ramazani u ekzekutua në 20 korrik 2020, teksa ishte duke parkuar mjetin e tij. Mbi që u qëllua me 5 plumba që e lanë të vdekur në vend. 39-vjeçari i njohur si Rramami ishte një person i skeduar edhe më parë nga Policia e Shtetit. Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë. Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale.
Ramazani kishte njohje me Talo Çelën, personin që është në kërkim për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas dhe ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës. Ndërsa 23-vjeçari Rigers Runaj, vinte nga një familje pa lidhje me botën e krimit, kjo pasi i ati ka punuar si shofer në Policinë e Elbasanit, ndërsa e motra punon në Gjykatën e Rrethit.

