Vrasja e një 17-vjeçari të identifikuar si Nahel nga policia, disa ditë më parë ka rindezur protestat e dhunshme në Francë. Prej tre ditësh, vendi nuk po gjen qetësi.
Protestuesit janë përplasur dhunshmën me forcat policore, ndërsa janë përdorur mjete të forta e lëndë plasëse. Dhjetëra makina janë djegur dhe ambiente të shumta publike janë shkatërruar. Në pranga janë vënë 667 persona deri tani.
Ndërsa raportohet se presidenti Emmanuel Macron do të mbledhë urgjentisht qeverinë për të diskutuar mbi masat që mund të merrren për të ulur tensionet në vend. Teksa në media qarkullon ky lajmi, presidenti është fotografuar duke shijuar me gruan e tij Brigitte një koncert të Elton John.
Si ndodhi ngjarja? Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset.
Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.
