Policia e Shkodrës ka reaguar pas atentatit të ndodhur në Shkodër, ku mbeti i vrarë 19 vjeçari Erjon Xhenjo. Sipas policisë autorët janë larguar me motoçikletë. Ndërkohë autoritetet në lagjen “Guerrile” është gjetur një motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Sakaq shërbimet e Policisë Vendore dhe FNSH Shkodër vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

