Makina e personave që qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të ambienteve të Top Channel dhe vranë rojen e sigurisë, është gjetur duke u djegur. Dosja.al ka siguruar foton e mjetit të djegur që brenda ka edhe kallshnikovin e përdorur në krim. 

Mjeti është sekuestruar dhe është dërguar në laboratorin e kriminalistikës. Ekspertët do ta ekzaminojnë dhe gjurmët e gjetura në të mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të ambienteve të TopChannel, pranë shtëpisë së Big Brother VIP.

Plumbat kapën rojen e sigurisë, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version