Vrasje e dyfishtë në Dukagjin. Vriten me armë zjarri babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra.

Viktimave një natë më parë i dogjën shtëpinë, ndaj edhe sot kishin shkuar të dy bashkë në fshatin Bruçaj për të parë dëmin e shkaktuar nga zjarri.

Por në momentin që kanë shkuar në banesën e tyre i kanë qëlluar me armë zjarri, duke i lënë të vdekur në vend. Ende nuk dihet arsyeja e vrasjes së dyfishtë, ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar.

Policia vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version