Gjykata ka lënë në burg 18-vjeçarin, Axel Hoxha, i cili vrau me thikë Stiven Toshkëzin në kryeqytet pak pas mesnatës së të martës.

Togat e zeza kanë dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun, i cili u vetëdorëzua në policia të enjten (20 prill). Krimi ndodhi brenda në makinë në zonën e Freskut, teksa viktima po kthehej në shtëpi pas pune.

Ai ndodhej në mjet së bashku me një person tjetër, kur Axel Hoxha, i cili ishte nën shoqërinë e shokut të tij, Enzi Maze i preu rrugën 20-vjeçarit dhe iu afrua tek xhami i shoferit.

Në atë moment e goditi me thikë duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë gjykata la në burg edhe 18-vjeçarin Enzi Maze, një ditë më parë (21 prill).

Sherri mes dy të rinjve nisi pasi autori i ngacmonte të dashurën viktimës.

Në dëshminë e dhënë për policinë, ajo ka deklaruar se autori i krimit e shqetësonte në rrjetin social Instagram, raporton gazetari Ervin Leka.

Por në dëshminë e tij, Axel Hoxha ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë.

Madje ka kërkuar edhe ballafaqim me të dashurën e viktimës. 18-vjeçari njihej si person problematik në shkollë dhe zonë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version