Gjykata e Kavajës ka dënuar me burgim të përjetshëm Musa Saraçi, i akuzuar për vrasjen e Idriz Kariqi.
Ngjaria ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar,ku Saraçi ka ka marrë si shërbim taksi mjetin e drejtuar nga viktima Kariqi, në vendin pranë Spitalit të Kavajës.
Një natë më parë Musa Saraçi, ka shpenzuar paratë që i kishte marrë pa dijeninë e familjes së tij në lojëra fati dhe si qëllim kishte vjedhjen e parave të taksistit.
Ai i ka kërkuar taksistit të ndalojë makinën, në fshatit Greth dhe nën kërcënimin e një thike i ka kërkuar atij që t’i japë paratë që kishte me vete.Taksisti Kariqi ka nxjerrë paratë që kishte me vete, rreth 1900 lekë të reja, por këto kanë qenë të pamjaftueshme për autorin, i cili e ka goditur disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, autori ka marrë makinën e viktimës dhe ka ecur disa minuta, derisa makina është rrëzuar në një kanal dhe është dëmtuar.Më pas Musa Saraçi,ka kërkuar ta shes makinën e dëmtuar për 27 mijë lekë të reja.Pasi ka marrë paratë, autori është larguar dhe është arrestuar pas dy ditësh.
Musa Saraçi e ka pranuar autorësinë e krimit. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, mbrojtja e Saraçit pretendoi se ai kishte probleme të çrregullimit mendor. Ky pretendim u rrëzua nga akti i ekspertimit.
Në fund të procesit gjyqësor ai u dënua me burgim të përjetshëm.sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version