Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave ditën e sotme në zona të ndryshme të Tiranës është vënë në prangat e policisë disa orë pas arratisjes.

Ai është kapur nga uniformat blu në zonën e Sharrës në kryeqytet.

Hutra plagosi fillimisht ish partneren e tij 40-vjeçare në Astir pasi i kishte kërkuar asaj para borxh. Nga aty ai shkoi në Paskuqan ku kreu masakër në shtëpinë e ish bashkëjetueses së tij duke e lënë këtë të fundit të plagosur bashkë me të ëmën, ndërkohë që vrau motrën e saj dhe kunatën.

Dora e krimit ndaj ish partnereve u zhvendos më pas në Kamëz ku dyshohet se vrau një 31-vjeçare, me të cilën kishte pasur lidhje disa vite më parë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version