Arsen Muskurti, personi që vrau të vëllanë e kunatën më 30 gusht në Tiranë është lënë në burg nga Gjykata e Apelit. Në seancën e zhvilluar sot, Muskurti nuk shfaqi asnjë shenjë pendese dhe tha se me të vëllanë, Dritan Muskurti e kunatën, Nora, ishin zënë për një shumë parash. Avokati i Muskurtit kërkoi që klientit të tij t’i bëhej ekspertiza për probleme të shëndetit mendor.

Vendimi i Gjykatës së Apelit:

Në datën 30.08.2022, rreth orës 16:40, policia ka marrë njoftim se në rrugën “Islam Alla”, në qytetin e Tiranës, në ambjentet e brëndshme të agjensisë së udhëtimeve “Nour Tours”, janë vrarë me armë zjarri dy shtetas, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale është shtetasi me iniciale A.M. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim A.M, i dyshuar për kryerjen e veprave  penale “ Vrasjes për shkak të mardhënieve familjare” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1  të  Kodit Penal. Me vendimin nr. 1824 Regj.Them, datë 01.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A.M.

-Caktimin si mase sigurimi ndaj personit nen hetim A.M te mases se sigurimit personal ate “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.M, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin si masë sigurimi personal atë të “arrestit ne burg”, me afat 30 ditë, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjëndjes së shëndetit mendor. Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relator Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 827 datë 26.09.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit 1824 Akti, datë 01.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version