Kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi se asgjë nuk do të vendoset për Kosovën dhe Metohinë pa e marrë vesh Serbia. Alo.rs shkruan se sot do të mblidhet qeveria serbe, ku do të marrë pjesë dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe do të flasin për takimet me diplomatët e huaj tre ditë më parë. Pas këtij takimi, kreu i shtetit do tu drejtohet qytetarëve të Serbisë në orën 20:00.

“Qytetarët edhe një herë do të mund të dëgjojnë nga presidenti i Serbisë për bisedimet që ka pasur me negociatorët ndërkombëtarë, ndërsa nesër në seancën e Qeverisë së bashku me Presidentin do të flasim edhe për rritjen ekonomike. Ne do të komunikojmë gjithçka hapur dhe transparente me njerëzit, do t’i marrim të gjitha vendimet e vështira me njerëzit dhe do të mbajmë të gjithë përgjegjësinë. Atmosfera është jashtëzakonisht serioze, na presin ditë shumë të vështira, por e dinim që do të ishte kështu. Nga Lufta e Dytë Botërore e deri më tani kohët nuk kanë qenë më të vështira, presionet janë gjithnjë e më të mëdha. Ne kemi bërë shumë që Serbia të ngrihet në vitet e fundit, të bëhet lider nga mbrapa. Ne nuk duhet ta rrezikojmë atë pozicion, por nga ana tjetër nuk duhet të rrezikojmë interesat tona kombëtare,” tha Brnabiç.

Ajo iu referua edhe reagimit të opozitës se “Vuçiç është gati ta shesë Kosovën” dhe theksoi se ata nisin çdo gjë nga vetja dhe nga mënyra se si kanë punuar.

“Që kur SNS ka qenë në pushtet, gjithçka është bërë në mënyrë transparente, Vuçiq shpesh është më eksplicit në takimet me të huajt sesa kur flet për atë që u tha atyre. Kur i drejtohet popullit, gjithmonë i zbut tonet. Ajo që thotë opozita është se është turp për ta të bëjnë zhurmë politike në kohë dhe rrethana të vështira,” tha ajo.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version