Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Gjykata e ka dhënë vendimin e saj më 25 mars ku njeh vetëm Kuvendin e 11 dhjetorit. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook, Berosha ka theksuar se çdo vendim tjëtër është anti-kushtetues dhe Enkelejd Alibeaj nuk mund të bëhet palë në një proces ku nuk është palë. 

“Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me Kushteutën, Kuvendin e 11 dhjetorit, është vendim që në çdo vend të lirë të planetit, ka vetëm një kuptim: regjistrimin në regjistrin e forcave politike. Çdo vendim tjetër është antikushtetues dhe antiligjor. Nëse Ali Basha ka pasur një të dhënë, një objeksion për vendimin e gjykatës, ai kishte të drejtë të hapte proces gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, por ai nuk mund të bëhej palë kurrë në një proces ku nuk ishte palë. Kështu që bërja palë e Alibashës me ndërhyrjen direkte dhe të fuqishme të Edi Ramës, dhe të McGonigal-it me fustan, siç e ka pohuar vetë, është një akt antikushtetues, antiligjor,” tha Berisha.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version