Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se viti 2023 do të forcojë më shumë rolin e Shqipërisë në rajon. Gjatë deklaratës për mediat, Xhaçka tha se gjatë këtij viti do të mbahet në Tiranë Samiti i Berlinit. Po ashtu ka theksuar se po ashtu Shqipëria do të marrë kryesinë e Fondit për Ballkanin Perëndimor për periudhën janar–dhjetor 2023.
“Gjatë vitit 2023 do ta forcojmë më tej rolin tonë pro-aktiv në rajon, me mikpritjen që përmenda të Samitit të radhës të Procesit të Berlinit, por jo vetëm: Shqipëria do të marrë kryesinë e Fondit për Ballkanin Perëndimor për periudhën janar – dhjetor 2023. Do të ndjekim procedurat për hyrjen në fuqi të marrëveshjeve të nënshkruara në nëntor 2022, në kuadër të procesit të Berlinit. Do të ndjekim zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Ballkanit të Hapur,” tha Xhaçka.

