Reagime të njëpasnjëshme të Yuri Kim për korrupsionin në Shqipëri. Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim thotë se potenciali i Shqipërisë po gërryhet nga korrupsioni dhe i bën një thirrje të qartë SPAK dhe BKH-së.

Yuri Kim duket se e sheh “çelësin” tek drejtësia dhe refoma në drejtësi, për të cilën shprehet se është e financuar nga SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian. Madje shtoi se i nxit institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen për të luftuar korrupsionit në institucionet shqiptarë që kanë lejuar edhe minimin e demokracisë së Shqipërisë.

Në një njoftim të dytë, ambasadorja përsërit edhe njëherë mesazhin e saj; presim më shumë rezultate nga SPAK-u gjatë vitit 2023 duke vlerësuar në fakt çfarë ka ndodhur gjatë vitit 2022.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version