ë tjera e-maile vijojnë të zbardhen pas rrjedhjes së dosjeve sekrete të Policisë së Shtetit, pas sulmit nga hakerat iraninë. Mes e-maileve të ish-drejtorit të Policisë së Shteti, Gledis Nano bie në sy një informacion nga DEA e Athinës, e cila e ka njoftuar PSH për një kompani shqiptare që kryen trafik kokaine nga Ekuadori. E-maili i është përcjellë Gledis Nanos nga Tonin Vocaj 31 dhjetor të vitit 2021 dhe shkruan për një kompani me seli në Durrës, ZICO SHA.
DEA informon Tiranën zyrtare se më 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtare e Ekuadorit ka sekuestruar rreth 33.55 kg kokaine. Droga, sipas informacioneve ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit që kishte destinacion Durresin e se kompania marrëse ishte ZICO SHA. Arben Qimja dhe Trifon Murataj përmenden si emra të përfshirë në trafikun e kokainës.
“Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi ne Durrës/Shqipëri me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN. ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha.”- thuhet në e-mail.

Pjesë nga e-maili:
Informacioni i mëtejshëm nga Zyra e DEA: “Kemi gjetur këtë informacion në lidhje me ZICO SHA. Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtare e Ekuadorit ka sekuestruar rreth 33.55 kg kokaine. Kokaina ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit transportues GESU9439832. Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banane dhe kishte destinacion Durresin/Shqipëri. Kompania marrëse ishte ZICO SHA.

Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon. Shtetasit shqiptarë Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri. Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi ne Durrës/Shqipëri me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN. ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha.

Çfarë ndodhi sot?
Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.
Dosja.al
