Autoritetet kanë në duar tashmë ekspertizën e një prej dronëve që iu sekuestrua rusëve pas arrestimit të tyre në Uzinën e Gramshit. Mësohet se pamjet filmike të xhiruara nga droni tregonin disa institucione dhe repartee, përfshirë ata të repartit RENEA, liqenit të Bovillës dhe repartit ushtarak pranë tij në Zall-Herr, rafinerisë së Patosit, si dhe disa objekte të tjera me rëndësi ushtarake.

Por ky dron nuk është i vetmi që ka material të tilla. Hetuesit janë në pritje të ‘zbërthimit’ të një tjetër droni dhe të aparateve celularëve që iu kapën tre të dyshuarve si spiunë, rusëve Svetlana Timofeeva e Mikhail Zorin dhe ukrainasit, Fedir Alpatov.

Svetlana Timofoeva Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov ndodhen pas hekurave që në datën 20 gusht kur u kapën duke tentuar të futen në Uzinën e armëve në Gramsh dhe sulmuan me spry dy ushtarakët shqiptar. Për Svetlana Timofoeva pak ditë më parë edhi dhe një kërkesë ekstradimi nga Rusia, pasi akuzohet se në vitin 2018 është përfshirë në vjedhjen e dokumenteve sekrete shtetërore. Vetë Svetlana Timofeeva kërkon të mos ekstradohet drejt Moskës. Nga qelia, ajo ka deklaruar se në Rusi e pret përndjekja dhe dënimi nga regjimi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version