Zhbllokohet pas rreth 5 orësh situata në Qafën e Murrizit. Pas ndërhyrjes me tre borëpastruese dhe kriposjes së rrugës, makinat e mbetura në trafik janë zhbllokuar. Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të vendosin gomat e dimrit dhe të përdorin zinxhirët.

“Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë-Klos, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës. Qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka mjete të bllokuara. Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit dhe mos të kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë,“- njofton Policia.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version