Nga kontrollet e kryera në zona të thella malore, policia ka zbuluar 534 bimë kanabisi në dy fshatra të qarkut Lezhë. Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, Policia e Shtetit zbuloi 534 bimë kanabisi të kultivuara në një kodrinë në fshatin Kaçinar, në Mirditë. Ndërsa 120 bimë të tjera u gjetën në fshatin Buten, njësia administrative Ungrej.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Lezhë/Vijojnë kontrollet antikanabis, finalizohet faza e 21-të e megaoperacionit “Imazhi”. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 654 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në 2 fshatra, në Mirditë dhe në Lezhë. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera në zona të thella malore të qarkut, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike, Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e 21-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, në kuadër të së cilës: -në një kodrinë në fshatin Kaçinar, Mirditë, u gjetën të kultivuara 534 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa; -në fshatin Buten, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 120 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Këto bimë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

