Deputeti i PD, Ervin Salianji i është drejuar Prokurorisë së Posaçme, kreut të SPAK Altin Dumanit me kërkesë për informacion dhe ndër të tjera për të nisur hetimet në lidhje me përfshirjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama në skandalin “McGonigal”.
Salianji thekson ndër të tjera se duhet të ketë një hetim të plotë për të parë deri ku është përdorur për interesa të kryeminsitrit kjo histori.

Por në këtë shkresë drejtuar SPAK bie në sy dhe pyetja e bërë nga Salianji: “A ka pasur Mc Gonigal takime me drejtues të SPAK e BKH? Nëse po kur?
A është kërkuar nga SPAK apo BKH që në takimet e kryeminstrit me drejtuesin e lartë të FBI të jenë të pranishëm zyrtarë të institucionit tuaj?”.