Një ngarkesë e madhe kokaine e zbuluar në një kamion i cili kishte mbërritur nga Italia, u zbulua nga qeni që nuhat drogën. Pas këtij zbulimi, është duke u hetuar një 59-vjeçar grek.
Qeni zbuloi dhjetë pako najloni të fshehura brenda një kuti të transportuar nga kamioni i 59-vjeçarit, i cili mbërriti në Igumenicë me linjë nga Ankona e Italisë. Brenda tyre ishte paketuar kokainë me peshë 11 kilogramë e 540 gramë, vlera e së cilës llogaritet në 400 mijë euro.
Shoferi 59-vjeçar u dërgua në Prokurorinë e Plimmeliodikit Thesprotia, me akuzën e importimit të drogës në territorin grek me qëllim trafikimin në formën e veprës penale, ndërsa kamioni u sekuestrua. Hetimet për identifikimin e marrësve përfundimtarë të ngarkesës janë në vazhdim./Burimi: Protothema.gr

