Dhëmbë prej floriri të shkulur gjatë torturave nga gojët e ushtarëve ukrainas, janë zbuluar në territoret e pushtuara nga Rusia, nga trupat e Kievit.
Një kuti plastike e mbushur me më shumë se 200 dhëmbë dhe pjesë dentare është zbuluar nga ushtarët ukrainas në qytetin e Pisky-Rad’kivs’ki, në veriun e Ukrainës, pjesa lindore e qytetit Izyum, duke i drejtuar zyrtarët të besojnë që ata kanë zbuluar një pjesë e zinxhirit të torturave ruse.

Kur trupat ukrainase rifituan kontrollin e disa rajoneve, një seri zbulimesh të errëta u bënë, veçanërisht në trupat e civilëve të torturuar të lëna rrugëve të Buchas dhe të gropusur në varre masive në Izyum.
Dhëmbët e floririt të lënë pas nga trupat ruse në tërheqje janë zbulimi i fundit që nxit një hetim mbi krimet e mundshme të kryera nga trupat e presidentit Vladimir Putin. Banorët kanë zbuluar se gjatë pushtimit, forcat ruse plaçkitën dhe vodhën “çdo gjë dhe gjithçka”, përfshirë dhe dhëmbët e “floririt”, si nga të gjallët dhe të vdekurit.
Presidenti i Shoqatës së Konsulentëve Politikë të Ukrainës, Denis Bohush tha se zbulimi i dhëmbëve të floririt është raportuar në Komisionin e Krimeve të Luftës, rast që edhe do të hetohet.
“Kur forcat ukrainase çlirojnë qytete dhe fshatra nga pushtuesit rusë, zbulojnë mizori të reja. Kjo kuti me dhëmbë floriri u zbulua nga forcat tona, e cila tregon mizorinë e ruseve, shkuljen e dhëmbëve të arit nga goja e ukrainasve të gjallë dhe të vdekur”, shtoi ai.
Vendi i torturave, u zbulua për herë të parë për publikun nga kryehetuesi në rajonin e Kharkiv, Serhii Bolvinov.

