Një laborator për prodhimin e kokainës është zbuluar sot pasdite në Fratar të Fierit.
Operacioni antidrogë është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe u realizua në bashkëpunim me policinë malazeze, DEA.

SPAK dhe policia shqiptare prej mbi tre muajsh, kane qene në vëzhgim.
Deri më tani janë shoqëruar nga policia 15 persona të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Sakaq droga dyshohet se ka ardhur nga Kolumbia dhe bëhet fjalë për 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë e kapur në Fier dhe po ashtu edhe në portin e Tivarit u kap rreth 400 kg pleh kimik i përzier me kokainë.
Këto janë pamjet nga operacioni zhvilluar në Fratall të Fierit, ku dyshohet se në thasët me pleh kimik fshihet drogë e ardhura nga Kolumbia.

