Milan nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Salernitanan në shtëpi, në ndeshjen e kampionatit italian.
Kuqezinjtë do i shpëtonin një goli të sigurtë në minutën e 43-të, teksa Maignan bën një dalje të rrezikshme për t’i larguar topin Dia, i cili po afrohej i vetëm.
Kur nuk shënon, e pëson. Ky është rregulli i pashkruar i futbollit, i aplikuar në minutën e 45-të. Krosim fantastik i Bennacer drejt Giroud, i cili realizon një gol të tij të zakonshëm, goditje vrastare me kokë.
Mysafirët do gjenin forcën për të vendosur ekuilibrat, me Dia (60’). Ekipi i Piolit renditet në vendin e katërt me 48 pikë. Salernitana pozicionohet në vendin e 16-të me 26 pikë.

