Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se ushtarët ukrainas po zmbrapsin forcat ruse dhe do të sigurojnë fitoren e vendit. 

“Ne i mbajmë pozicionet tona. Ne po mbrojmë tokën tonë. Ne po ecim përpara gradualisht, duke e dëbuar armikun. Dhe ne patjetër do t’i sigurojmë fitoren Ukrainës”, shkroi ai në Telegram.

Zelensky publikoi gjithashtu një seri fotosh që përshkruanin paepurësinë e ukrainasve dhe pasojat e “botës ruse” në territorin e Ukrainës, shkruan UkrinForm. Më 24 shkurt, Rusia filloi një fazë të re të luftës kundër Ukrainës, një pushtim në shkallë të plotë. Forcat ruse granatojnë dhe bombardojnë qytetet dhe fshatrat e Ukrainës, duke torturuar dhe vrarë popullsinë civile.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version