Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zyrtarët rusë kanë filluar të “përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në luftë.

“Ata po fillojnë të përgatisin shoqërinë e tyre. Kjo është shumë e rrezikshme. Ata nuk janë gati ta përdorin. Por ata kanë nisur të flasin për diçka të tillë. Mendoj se është e rrezikshme edhe të flasësh për këtë”, tha Zelensky në një intervistë për BBC.

Udhëheqësi ukrainas mohoi të ketë bërë thirrje për sulme ndaj Rusisë duke kërkuar në vend të kësaj për vendosjen e sanksioneve parandaluese ndaj Moskës.

Në një diskutim me një institut australian të enjten, Zelenskiy tha se ai besonte se sulmet ishin të nevojshme për të përjashtuar çdo përdorim të armëve bërthamore. Ai nuk hyri në detaje se çfarë lloj sulmesh do të thoshte, por komentet e tij u denoncuan nga Kremlini si “një thirrje për të filluar një luftë tjetër botërore”.

Duke folur për BBC, Zelenskiy tha se fjala që ai kishte përdorur në gjuhën ukrainase ishte keqkuptuar.

“Atë deklaratë, rusët e përdorën ashtu siç u duhej atyre”, tha Zelensky.

Ai i bëri thirrje botës që të veprojë tani pasi kërcënimet e Rusisë ishin një “rrezik për të gjithë planetin”.

“Gjithçka nga e cila ka frikë Putini nuk është një sulm bërthamor. Ai ka frikë nga shoqëria e tij, nga njerëzit e tij. Sepse vetëm ky popull mund ta zëvendësojë, t’ia heqë pushtetin dhe t’ia japë një personi tjetër”, tha ai.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version