Kosto totale e zgjedhjeve të 14 majit 2023-it shkon në 5.3 miliard lekë. Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot për mediat se 3 miliardë lekë është kostoja e projektit të votimit elektronik në gjashtë bashki të vendit, mirëpo ky proces shtoi ai varet tek dëshira e palëve dhe mundësia ekonomike.
Data 6 mars është afati i fundit i partive politike të regjistrohen në zgjedhje, jo më vonë se 70 ditë para datës së zgjedhjeve.

Fushata zgjedhore nis me datë 14 Prill. Me 18 milionë eurot që ka planifikuar qeveria si buxhet për KQZ nuk mund të bëhet votim elektronik në më shume se 1 bashki, tha më tej kreu i KQZ-së.
I pyetur për votimin e emigrantëve, Celibashi u shpreh se këtë vit nuk mund të bëhet e nëse do duan që të votojnë, të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë në qendrat përkatëse.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur “se nuk ka asnjë lloj përgjigje”, kur u pyet se kush do përfaqësojë PD në zgjedhjet vendore, Sali Berisha apo Enkeled Alibeaj.

