Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot kërkesën e regjistrimit në zgjedhje për 49 parti politike për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Nesër, do të shqyrtohet përkesa për 7 parti, përfshi 2 kampet e PD. Pra, nesër do të vendoset fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet apo dhe cili prej kampeve do të regjistrohet.

Komisioneri miratoi edhe kërkesat e paraqitura për regjistrim të komisioneve nismëtare për regjistrimin e 4 kandidatëve të pavarur, 2 në Korçë, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se institucionet duhet të raportojnë veprimtaritë e tyre politike.

Partitë që u miratuan sot

Partia Socialdemokrate
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Partia e Gjelbër
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
Partia Ora e Shqipërisë
Partia Kombëtare Konservatore Albania
Aleanca Arbnore Kombëtare
Partia Demokristiane e Shqipërisë
Partia Emigracioni Shqiptar
Partia Komuniste e Shqipërisë
Partia Qytetare Shqiptare
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA
Partia Republikane Shqiptare
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
Partia Shqiptare Atdheu
Partia Uniteti Kombëtar
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane
Lëvizja Punëtore Shqiptare
 Nisma Thurje
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
Balli Kombëtar Demokrat
Partia Konservatore
Partia Lëvizja e Re
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë
Aleanca Demokracia e Re
Partia Balli Kombëtar
Partia Demokracia Sociale
Personat me Aftësi të Kufizuar
Aleanca Demokratike Shqiptare
Lëvizja e Legalitetit
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
Bashkimi Liberal Demokrat
Ardhmëria Shqiptare
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
Partia Fryma e Re Demokratike
Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian
Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë
Fronti i Majtë
Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet

Partitë që shqyrtohen nesër

Partia Socialiste e Shqipërisë
Partia e Lirisë
Bindja Demokratike
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Lëvizja Bashkë
Partia Demokratike e Shqipërisë (Kërkesa e Rithemelimit)
Partia Demokratike (Kërkesa e PD-së zyrtare) 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version