Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Brendshme mbi ndarjen e qendrave të votimit. Sipas shkresës, në listën e zgjedhësve ku ka mbi 1000 zgjedhës në zonën e qendrës së votimit, të shtohet kriteri që zgjedhësit me të njëjtin kod vendbanimi nuk mund të ndahen në lista të ndryshme.

Ndaj, kërkohet që gjatë hartimit të listës së zgjedhësve, të shtohet dhe kriteri që qytetarët që kanë të njëjtin kod vendbanimi, të mos ndahen në qendra të ndryshme.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 14 maj të vitit të ardhshëm, 2023. PL dhe PD do të shkojnë bashkë në zgjedhjet lokale të vitit 2023, por ende nuk kanë një listë me kandidatët.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version