Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një shkresë Komisionit të Posaçëm Parlamentar në lidhje me diskutimet që po zhvillohen ende në Parlament për ndryshimet e nevojshme të Reformës Zgjedhore. Në një shkresë dërguar Komisionit, kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi sqaron se Reforma e Re nuk do të hyjë dot në fuqi për zgjedhjet lokale prandaj në çdo rast duhet të merren parasysh edhe propozimet e KQZ. KQZ propozon rishikim të draftit për rregulla më të forta për financimin e partive në zgjedhje, përdorimin e aseteve publike dhe shpërdorimit të detyrës nga zyrtarët publikë që përfshihen në fushatë.
Pjesë nga letra:
1) Mënyra/forma e organizimit dhe e funksionimit te komisioneve te qendrave te votimit (KQV) te komisioneve zonale te administrimit zgjedhor (KZAZ), si dhe e grupeve te numerimit (GN). Qellimi @shte qe te pakten ne aspektin formalo-teknik te kemi nje administrim me te mire te procesit zgjedhor nga komisionet e niveleve te dyta dhe te treta. Permirésimet ge ne nxisim ne lidhje me kete aspekt, jo domosdoshmerisht ato duhet, apo mundet ti zhveshin partite nga te drejtat gè ato kanë sot ne administrimin e zgjedhjeve. Perfshi ketu edhe te drejtën per vendimarrjen nga perfaq@suesit e tyre ne keto komisione. Propozimet n° lidhje me organizimin dhe funksionimin e ketyre komisioneve vlerësojme se jane ne perputhje edhe me rekomandimin e OSBE/ODIHR nr: 7, viti 2019, si dhe me konstatimet e konfirmuara n° Raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
2) Rregullat për financimin e fushatës zgjedhore.
Financimi i partive politike Eshte nje aspekt shume i rendësishëm i procesit zgjedhor dhe si i tille vlerèsojme se ka shume per te permiresuar. Duke qene se koha ne dispozicion per zgjedhjet e radhes nuk lejon ndryshime themelore dhe mundësi per zbatimin e tyre, sugjerojme te konsideroni per momentin rekomandimet vijuese: a. Te percaktohen rregulla për pasqyrimin e fushatës zgjedhore nè median nè internet (online), ne rrjetet sociale dhe n° median e shkruar. b. Te percaktohen rregulla ne lidhje me financimin dhe fushatën e subjekteve te identifikuara si “pale te treta” Propozimet per këte aspekt vlerèsoj se jane ne perputhje edhe me rekomandimet OSBE/ODIHR nr: 14 viti 2019 dhe nr: 18/19 viti 2021.
3) Perdorimi i aseteve publike fhe fushata nga funksionaret publik
a. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht giykon mbi raportimet e bera nga vete institucionet publike dhe nuk mund te monitoroje mediatizmin ge iu behet veprimtarive me karakter publik. Kjo situate e vendos n° kushte mosveprimi Komisionin Qendror te Zgiedhjeve për te identifikuar veprimtari me karakter publik për te cilat ka detyrim te raportohen, por nderkoh mbeten te paraportuara.

