Vijon të mbetet mister ende pas disa muajsh zhdukja e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj ku deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse është gjallë ose jo.
Në media kanë qarkulluar shpesh informacione se “kumbari” i lojrave të fatit është vrarë, por nuk ka një konfirmim të këtij pretendimi.
Për herë të parë ka folur sot xhaxhai i Ervis Martinajt, Faik Martinaj i cili thotë se nipi i tij është vrarë dhe i është zhdukur kufoma.
Në një rrëfim për emisionin “Pa Gjurmë”, Martinaj thotë se në vrasjen e Ervisit janë përfshirë politikanë.
Xhaxhai i Ervis Martinajt: Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politik e kanë eleminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen.
Ndër të tjera, Faik Martinaj zbuloi edhe mesazhin e fundit që ka marrë nga Ervisi, pak orë para se të denonconte në Polici zhdukjen e nipit të tij.
Xhaxhai i Ervis Martinajt: Rreth orës 07:23 minuta të pasdites më ka shkruar në ëp, më ka thënë “kujdesni nga shtëpia”.

