Ish-agjenti i operacionales Jeton Lami nuk ka pranuar të flasë në lidhje me lëvizjet e fundit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj para zhdukjes me datë 9 Gusht të këtij viti.

Sipas Balkanweb, ai ka refuzuar të japë shpjegime para hetuesve, edhe pse mund të konsiderohet si personi i fundit që e ka parë Martinajn para se të zhdukej, pasi e transportonte me automjetin e tij.

Në këto kushte, prokuroria e Kurbinit ka vendosur të shtyjë edhe për tre muaj afatin e hetimit për Lamin.

Nga ana tjetër prej mëngjesit të sotëm policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Ervis Martinajt në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version