Prova të reja dhe një dëshmi “zjarri” ka sjellë zhvillime të reja lidhur me rastin e zhdukjes së të resë shqiptare Artemisa Vasilit sjell zhvillime në rastin e zhdukjes së Artemisës. Informacione të rëndësishme për rastin e zhdukjes së saj dyshohet se ka dhënë një dëshmitar, i cili ka kontaktuar në emisionin “Të vërtetat me Zenën”. Sipas mediave greke, numrin e tij në polici e ka dhënë vetë prezantuesja, por siç raportohet dëshmitari ende nuk është thirrur për të dëshmuar.
Avokati i familjes, Anastasios Dugas, tha duke folur për panelin e emisionit: E kemi dhënë edhe në drejtësinë greke, por kemi zvarritje shumë të gjata në këtë çështje. Familja ka kërkuar dhe tani kërkon të flasë me ministrin e Mbrojtjes së Qytetarëve, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Vlen të theksohet se veprimet e vonuara të autoriteteve kanë zemëruar prezantuesen, ndërsa kanë shqetësuar prindërit e vajzës të cilët janë të shqetësuar për fatin e vajzës së tyre.
“Më shqetëson fakti që nuk është përdorur informacioni që kam dhënë,”- tha prezantuesja.
Të gjitha vonesat në 29 muajt e fundit që kur vajza është zhdukur i kanë bënë prindërit e saj të ndihen të lodhur. Çdo ditë e më shumë shqetësohen për fatin e bijës së tyre, edhe pse e gjithë ajo që duan të dinë është se e bija është mirë.
Artemisa Vasili është zhdukur në 19 tetor të vitit 2021, ajo u largua nga shtëpia për të shkuar për një intervistë pune në Peania, por askush nuk e ka parë më prej asaj kohe. Autoritetet e policisë po kontrollojnë tërësisht çdo provë por ende nuk kanë mundur ta gjejnë.

